Për të ruajtur paqen e qëndrueshme në Rajonin e Bririt Jug-Lindor të Evropës, pra ruajtjen e paqes strategjike përmes pamundësimit të ndërhyrjes së Rusisë, BE do të duhej të ndërmerr hapa të guximshëm në drejtim të integrimit të vendeve të mbetura të Gadishullit Ballkanik.
Sado e pa realizueshme të tingëlloj, madje të konsiderohet “thjeshtësim i tmerrshëm”, një nga nyjet Gordiane të paqes në këtë pjesë të Evropës është finalizimi i negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të finalizohen përmes negociate që do zë zgjaste 35 ditë konsekutive të procesit intensiv.
Bazat e negociatave zhvillohen në kuadër të:
- Akomodimi të plotë të komunitetit serb në kuadër të Kushtetutës së Kosovës;
- Zbatimi i plotë i Zonës Ekonomike Rajonale si pjesë e Procesit të Berlinit;
- Pranimi i realiteteve të të dy subjekteve politike (vendeve): Kosovës dhe Serbisë;
- Garancia për integrim të përshpejtuar në BE për të dyja palët (Kosovën dhe Serbinë) në fund të vitit 2030;
- Nënshkrimi i Marrëveshja Gjithëpërfshirëse, Ligjërisht Detyruese nga palët, përfshirë ndërmjetësuesin BE-në, përfaqësuesit e OKB-së dhe SHBA-së;
- Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Ligjore Detyruese bëhetnRezolutë e OKB-së.