Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i informojë ministrat e Jashtëm të BE-së, për zhvillimet më të fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.
Në këtë takim, Kallas dhe ministrat do diskutojnë edhe mbi marrëdhëniet e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor, e ku në fokus do të jenë mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përballë sfidave politike, si dhe për të nxitur stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Përveç kësaj, ashtu edhe siç bëhet e ditur në njoftim, ministrave, Kallas do tu flasë edhe për vizitën e saj të fundit në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Në njoftim shtohet se diskutimi që do të pasojë pritet të fokusohet në aspekte të ndryshme të marrëdhënieve, veçanërisht stabilitetin dhe sigurinë rajonale, zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, si dhe bashkëpunimin me aktorët kyç në rajon.
Ndryshe, ky takim i Këshillit të Punëve të Jashtme do të nisë në orën 08:00, dhe do të zhvillohet në Luksemburg. I njëjti do të kryesohet nga vetë përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kallas