Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë pjesërisht Arben Ahmetajt, i kthehen disa pasuri

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, duke shfuqizuar një pjesë të vendimeve për sekuestrimin e pasurive të tij dhe duke rikthyer çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi i Kushtetueses përfshin lirimin nga sekuestro i një apartamenti në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, si dhe një llogarie bankare dhe një depozite pranë bankës “Intesa SanPaolo”. Sipas njoftimit zyrtar, “Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës, shfuqizimin e vendimeve përkatëse të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim”.

banner

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej korrikut të vitit 2023, ndersa mbi pasuritë e tij është ushtruar një hetim pasuror i thelluar dhe janë vendosur në sekuestro disa prona të paluajtshme, përfshirë dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy