Haxhiu: Kosova ka hequr dorë nga pavarësia energjetike

by Nexhat

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar se cilat janë arsyet që çuan në rritjen e tretë me radhë, brenda katër viteve, të tarifave të energjisë elektrike.

Ekspertë të fushës së energjisë kanë konstatuar se Kosova është me vite mbrapa me projekte energjetike dhe kjo ka varfëruar vendin në fushën e energjisë.

banner

Lorik Haxhiu, i cili për më shumë se 20 vjet ka punuar në projekte të ndryshme, ka thënë se ne si shoqëri kosovare kemi hequr dorë nga pavarësia energjetike dhe kjo është arsyeja pse jemi në këtë gjendje.

“Si shoqëri nuk kemi dashur të ndërtojmë termocentral të ri, roli primar i të cilit ka qenë zëvendësimi i termocentraleve të vjetra gjeneruese dhe sigurimi i prodhimit vendor nga burimet tona energjetike. Ne kemi hequr dorë nga ky termocentral dhe tash jemi të varur nga importi, dhe kjo varësi do të vazhdojë përgjithmonë,” ka pohuar Haxhiu.

Sipas Haxhiut, varësia aktuale prej importit është e madhe dhe nëse nuk do të kishim energji të importuar, reduktimet do të ishin 4 me 1, dhe fatkeqësisht kjo është situata aktuale në vend.

“Prodhimi vendor kryesisht vjen nga blloqet e KEK-ut me një çmim shumë të volitshëm, rreth 30 euro për megavat orë. Një pjesë pastaj vjen nga burimet e ripërtëritshme që kanë një çmim përafërsisht 100 euro për megavat orë. Pjesa tjetër mbulohet nga importi, ku megavati vjen me çmim të përafërt 150 euro për megavat orë. Në vlerë monetare, i bie që prodhimi vendor prej katër orëve është i barabartë me vlerën e furnizimit për një orë nga importi. Katër orë të prodhimit vendor në vlerë monetare vlejnë sa një orë e energjisë së importuar,” ka shtuar tutje Haxhiu

Duke u bazuar në vjetërsinë e termocentraleve, sipas Haxhiut kemi një siguri të furnizimit, ku varësisht nga sezona, prodhimi vendor mbulon mbi 75% të nevojave të brendshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy