Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama ironi opozitës: Thanë s’ka më hapje kapitujsh?! Të hënën hapim një seri tjetër

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njoftimit për mbajtjen më 14 prill të konferencës së katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian

Me një notë ironie ndaj opozitës, Rama shkruan: “Po si thanë? Nuk ka më hapje kapitujsh…”, duke iu referuar kritikave të vazhdueshme mbi procesin e integrimit. Më tej, ai thekson se Shqipëria po përjeton fazën më intensive të negociatave në historinë e saj drejt anëtarësimit në BE

banner

Reagimi i Ramës:

Po si thanë? 🦉🐸🐛🦎🦂

S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!

Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen😍

Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom😘

God blles Allbenia🇦🇱🖐️🇪🇺God blles Jurop

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy