Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në futsall

by Nexhat

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall të premten mbrëma ka pësuar disfatë nga Gjeorgjia me rezultatin, 3:1.

Ndeshja e zhvilluar në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë ishte e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2026”, që organizohet në Letoni e Lituani.

banner

Por tashmë “Dardanët” i kanë humbur gjasat për kualifikim.

Ndeshjen e parë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi më 13 dhjetor Kosova e humbi 3:1.

Golin e vetëm për Kosovën e realizoi Mërgim Dervishaj.

Kosova aktualisht zë vendin e tretë me tri pikë, ndërsa prapa e ka lënë Bullgarinë pa pikë.

Grupit pas katër ndeshjeve i prin Franca me 12 pikë.

12 pikë i ka edhe Gjeorgjia e dyta.

Në ndeshjen e dytë të grupit, Kosova kishte fituar në Prishtinë 6:2 ndaj Bullgarisë. Më pas kishte pësuar dy humbje rresht nga Franca, 5:0 në shtëpi dhe 9:4 në udhëtim.

Duelin e fundit të kësaj kampanje kualifikuese Kosova e luan më 16 prill në udhëtim te Bullgaria, nga ora 17:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy