“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

by Nexhat

Qendra për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës”, kanë reaguar pas rastit ku një grua vdiq në rrethana të dyshimta sot në Prishtinë.

Në reagimin e tyre thuhet se janë tejet të shqetësuar në lidhje me rastin në fjalë, ku bënë lutje që çdo medium dhe person që mund të posedojë informata apo pamje të çfarëdo formati lidhur me rastin në fjalë, të mos i shpërndajnë.

banner

“Ne si Linjë jemi tejet të shqetësuar/a lidhur me rastin e fundit të humbjes së jetës së një personi, meqë rast informata ende të pakonfirmuara nga organet e rendit lidhur me vdekjen e saj dhe pamje lidhur me rastin, janë shpërndarë në disa platforma mediale”.

“Lusim çdo medium dhe person që mund të posedojë informata apo pamje të çfarëdo formati lidhur me rastin në fjalë, t’i mos shpërndajnë ato dhe të ruani privatësinë e personit dhe familjes. Pamje të tilla përpos që janë tejet shqetësuese dhe të rënda për publikun e gjerë, paraqesin humbje të respektit për viktimën dhe familjen e saj”, thuhet në reagim

“Linja e Jetës”, i rikujtoi të gjithëve se kurdo që kanë nevojë të bisedojnë me dikë, apo ata që janë duke u ndjerë të shqetësuar në lidhje me rastin t’i telefonojnë në 0800 12345 ose t’i shkruajnë në chat-in e “Linjës”, kurdo nga ora 10:00 në mëngjes e deri në ora 02:00 pas mesnate.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy