20
OSBE/ODIHR do të jetë në cilësinë e vëzhguesve të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zannier.
Një delegacion i këtij misioni ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ditë që përkon edhe me nisjen zyrtarisht të fushatës elektorale.
Ditë më parë misioni i OSBE ka zhvilluar edhe takime të tjera me institucione të rëndësishme në vend, si Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ.