MOTI/ Javën e ardhshme më ngrohtë, temperaturat deri në 23C e 25C

by Nexhat

Mendimi për motin – 11.04.2025 – Trendet dyjavore

Nga mesi i javës së ardhshme temperaturat po parashihet të shënojnë rritje deri në 23C e 25C, me të mërkurën që do të ketë më shumë intervale me diell. Periudha me diell nuk mungojnë as ditëve në vazhdim, por se të enjten dhe të premten paraqiten kushte për zhvillime të reshjeve lokale të shiut. Temperaturat mund të pësojnë një rënie më afër vlerave normale prej 14C e 16C. Të dielen sërish shënojnë rritje në 20C, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Në javën e katërt të prillit, pas datës 21 po priten kushte më jostabile, më tipike pranverore. Sa me vransira, diell, por dhe zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima në pjesë të vendit, sidomos orëve të pasdites. Mirëpo temperaturat mbesin të larta, mbi normale, deri në 22C e 24C, maksimalet. Minimalet gjatë kësaj periudhe kryesisht nuk parashihet të zbresin nën mesatare, luhaten ndërmjet 6C e 10C.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy