Nesër hapet pikë kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”

by Nexhat

Të shtunën, pritet të përurohet pikë kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.

Në njoftimin e qeverisë në detyrë thuhet se hapja do të fillojë nga ora 11:00, dhe bëhet në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

banner

“Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy