Kreu i PD, Sali Berisha, teksa ka vijuar fjalimin e tij para qytetarëve demokratë në mitingun e mbajtur në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u shpreh se projekti i PD mbështet njerëzit e varfër por me dinjitet
Berisha tha se pas 11 majit, qeveria e re e PD e dalë nga zgjedhjet, do të ketë 0 tolerancë ndaj korrupsionit
Sali Berisha: Ne, këtë projekt do ta nisim jo me patronazhistë dhe oligarkët që mban ti përreth, por me ata që qajnë me lot mjerimin, do vendosim minimumin jetim, ne jemi partia e rritjes dhe dyfishimit të rrogave dhe pensioneve. Vetëm në këtë mënyrë u rikthejmë familjeve shqiptare dinjitetin, tek vetja, familja dhe Shqipëria.
Qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta që ekzistojnë në Evropë. Të mëkëmbeni, të pasuroheni. Nuk ka një vend të dytë të pasur sa Shqipëria.
0 tolerancë ndaj korrupsionit do të jetë motoja jonë. Njeriu i ndershëm nuk ka armik më të egër sa korrupsioni. Korrupsioni vret mundësinë e të rinjve