Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria është më pranë se kurrë momentit kur do të ketë një grua në krye të qeverisë, dhe kjo grua, sipas tij, do të vijë nga radhët e Partisë Socialiste.
Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste, Rama theksoi se ato përbëjnë shtyllën më të fortë të PS-së në çdo betejë zgjedhore. Ai vuri në dukje se “në listën për zgjedhjet e 11 majit janë përfshirë 71 gra, ndërsa 1/3 e drejtueseve politike të partisë janë gra”. Më tej, “ai e quajti domethënëse përfaqësimin me 52% të grave në listën e mbyllur të PS-së.”
“Jam i bindur që dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre nuk është edhe aq e largët sa mund të dukej deri dje. Dhe nuk e diskutoj fare – ajo do të jetë socialiste”, u shpreh Rama.
“Ne jemi të pathyeshëm, sepse kemi gratë dhe vajzat me vete”, përfundoi Rama