Ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Britanisë dhe Ukrainës mbajtën një konferencë për shtyp pas takimit të sotëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov thotë se ai informoi ministrat e tjerë se “Rusia po rrit prodhimin e saj … dhe nuk tregon asnjë provë se [është] e gatshme të ketë paqe”.
Ai falënderoi vendet aleate për ndihmën e tyre të vazhdueshme, duke theksuar nevojën ‘veçanërisht urgjente’ për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, shkruan The Guardian,
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Boris Pistorius tha se paqja në Ukrainë duket “e paarritshme në të ardhmen e afërt” duke pasë parasysh agresionin e vazhdueshëm të Rusisë.