Mohamed Salah u pa duke mbajtur një orë jashtëzakonisht të rrallë e cila mund të blihet vetëm në disa shtete të caktuara, gjatë nënshkrimit të kontratës së re me Liverpoolin.
‘Të Kuqtë’ njoftuan mëngjesin e së premtes se Salah e ka rinovuar kontratën e tij në ‘Anfield’ deri në verën e vitit 2027.
Kontrata e tij ekzistuese do të skadonte këtë verë, me 32-vjeçarin që tani pritet të kompletojë 10 sezone të plota tek Liverpooli nëse i shkon kontratës së re deri në fund.
Ai është golashënuesi më i mirë në Ligën Premier këtë sezon me 27 gola, teksa numri prej 17 asistimesh e bën atë po ashtu edhe asistuesin më të mirë në elitë.
Teksa po nënshkruante kontratën, Salah u pa duke mbajtur një aksesor jashtëzakonisht të rrallë
Ylli egjiptian po mbante një orë Richard Mille – e cila është në dispozicion për shitje vetëm në disa shtete të caktuara të botës.
Në total, brendi i kësaj ore me origjinë zvicerane operon në 20 shtete, ishuj apo territore, me gjashtë dyqane të ndryshme në SHBA.
Dyqani i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar gjendet në Londër, teksa shumica e dyqaneve të tjera janë të vendosura në shtetet aziatike si Singapor, Vietnam, Indonezi dhe Malajzi.
Ndoshta lokacioni më i çuditshëm është në Gustavia, kryeqyteti i Ishujve Karaibe.

Në sport, Richard Mille ka pasur një bashkëpunim të gjatë me Formula 1 dhe ka marrëveshje sponzorizimi me pilotët Charles Leclerc, Fernando Alonso dhe Lando Norris.
Modeli i saktë i orës së Salah është RM 17-02 Tourbillon
Kostoja totale e saj kap vlerën e 609,997 eurove përmes faqes Chrono24, atje ku duhet të paguhen 157 euro shtesë nëse porosia bëhet nga Kosova