Egli dhe Gjesti kalojnë momente intime në vaskë, BBVA

by jonzefaj

Një skenë e ndjerë ka tërhequr vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Albania, ku Egli dhe Gjesti janë parë duke kaluar momente intime së bashku.

Dyshja kanë qëndruar në vaskë, ku më pas janë përqafuar dhe kanë qëndruar ngjitur, teksa Gjesti këndonte me zë të ulët, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të përzemërt.

banner

Momenti i tyre ka ndezur rrjetin, sidomos faqen zyrtare të spektaklit, ku komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara.

Një pjesë e ndjekësve kanë përkrahur lidhjen mes tyre, duke i konsideruar si një çift që ka gjetur afërsi emocionale brenda shtëpisë.

Ndërkohë, të tjerë kanë qenë kritikë, duke theksuar se Egli kishte deklaruar se kishte hyrë në “Big Brother” për të vendosur dinjitetin në vend dhe ky veprim u duk si një kontrast me atë që kishte thënë më parë.

Egli dhe Gjesti kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre me ulje-ngritje, duke e bërë këtë dinamikë një nga më të komentuara të edicionit.

Të gjitha sytë janë tani drejt spektaklit të sontëm, ku pritet të mësohet se si do të vijojë loja, si do të komentohen këto zhvillime nga opinionistët dhe publiku në studio.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy