Zbardhen detaje lidhur me rastin e rënies së vajzes nga kati i shtatë në Prishtinë

by engel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa tashmë janë zbardhur detaje të reja në lidhje me rastin.

Me të marrë informacionin, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

banner

Si rezultat, një person është arrestuar në lidhje me këtë rast, pasi dyshohet se ka shtyrë dhe ndihmuar viktimën për vetëvrasje.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit”, kanë thënë nga Policia.

Policia ka konfirmuar se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Trupi i pa jetë i 26-vjeçarës është dërguar në IML për obduksion.

Sinjali ka siguruar pamjet nga momenti kur e reja ka rënë nga ndërtesa, në të cilat shihet se 26-vjeçarja ka rënë qëllimisht.
Mirëpo, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe pamjeve tepër të rënda, të cilat mund t’i shqetësojnë familjarët e viktimës e po ashtu lexuesit, Sinjali ka vendosur që të mos e publikojë videon në të cilën shihet momenti në të cilin e reja bie nga ndërtesa.

Rasti është cilësuar si “Shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy