“Fushata kundër shqiptarëve e paralajmëruar nga vetë kryeministri Hristijan Mickoski duke thënë se “do t’i kapim për veshi” dhe do t’i dërgojmë në burg, tani po zbatohet në praktikë nga Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Arrestimet e padrejta, të pabaza dhe me parapavijë të pastër etnike, duke keqpërdorur tragjëdinë e Koçanit kanë dy qëllime:
– Të fshehin përgjegjësit e vërtetë duke filluar nga kryeministri, ministri i punëve të brendshme dhe drejtuesit aktual të organeve kompetente, lokale dhe qëndrore.
– Të frikësojnë shqiptarët, të shtypin shqiptarët dhe të shkaktojnë revoltë dhe tensione ndëretnike, me qëllim defokusimi nga problemet dhe përgjegjësitë reale”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët .
Nga ASH-Sela thonë se duhet të ndëshkohen fajtorët e vërtetë dhe të veprojë drejtësia
“Aleanca për Shqiptarët që në momentet e para ka shprehur ngushllime dhe bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave në tragjëdinë e Koçanit. Jemi të interesuar për drejtësi dhe përgjegjësi, për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e fajtorëve të vërtetë për tu dhënë familjarëve të paktën satisfakcionin e drejtësisë.
Padrejtësia, arrestimi dhe akuzat ndaj personave që nuk kanë përgjegjësi për këtë rast dhe keqpërdorimi politik dhe etnik i këtij rasti, vlerësojmë se është edhe padrejtësi ndaj vetë viktimave dhe familjarëve të tyre, të cilët më së shumti presin drejtësi dhe jo keqpërdorim të dhimbjes së tyre.
Ftojmë drejtuesit e Qeverisë, Prokurorisë dhe gjykatave që të ndërpresin këtë fushatë që nuk i shkon në dobi askujt, por dëmton të gjithë, pa përjashtim, si ata që kërkojnë drejtësi ashtu edhe ata të cilëve sot ju bëhet padrejtësi përmes akuzave dhe arrestimeve të pabaza”, thuhet në reagimin e ASH