Rayan Cherki është bërë një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë dhe ai në verë pritet të largohet nga Lyoni.
Manchester United aktualisht është në ballë të garës për të nënshkruar me sulmuesin e Lyon, Rayan Cherki në marrëveshje për një çmim të ulër.
Francezi do të kushtonte rreth 30 milionë euro, një shifër e ulët për një skuadër si Man Utd që mund ta përballojë pa problem, raporton The Mirror.
Cherki, i cili gati iu bashkua akademisë së United vite më parë nën drejtimin e Nicky Butt, zgjodhi të qëndrojë në Lyon, ku nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në moshën 16-vjeçare.

Që atëherë, United ka vazhduar të monitorojë përparimin e tij nga afër dhe tani është gati të bëjë një lëvizje.
Sulmuesi ka shijuar një sezon të fortë, duke e bërë atë një objektiv kyç për disa klube të mëdha.
Verën e kaluar, Cherki hodhi poshtë një transferim te Paris Saint-Germain, duke theksuar vendosmërinë e tij për të ndjekur karrierën e tij në një mjedis konkurrues.
Rayan Cherki ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 18 asistime në 37 ndeshje këtë sezon. Kontrata e tij aktuale me Lyon është deri në qershor 2026.