Julia Fox bëri bujë në “Revolve Festival” këtë fundjavë me një veshje provokuese që shumë e krahasuan me stilin ikonik dhe shpesh të diskutueshëm të Bianca Censori, bashkëshortes së Kanye West.
Aktorja 35-vjeçare, e njohur edhe për lidhjen e saj të shkurtë me Kanye-n në vitin 2022, u shfaq me një bust të hapur dhe rripa të ngjashëm me gardh, të kombinuar me geta të tejdukshme dhe çizme kafe. Veshja u plotësua me një xhaketë bolero prej lëkure dhe syze futuristike argjendi.
Pamja e saj solli menjëherë kujtime të një veshjeje të ngjashme që Bianca kishte veshur muaj më parë – një stil “nude” me sytjena transparente dhe tanga, që kishte ngjallur reagime të shumta.

Kjo nuk është hera e parë që Julia frymëzohet nga gruaja e re e Kanye West. Në evente të mëparshme, si festa e Oscars Vanity Fair apo sfilata NYFW, ajo ka zgjedhur stile që ngjasojnë dukshëm me ato të Biancës.
Edhe Cardi B ishte ndër të pranishmet në festival, duke tërhequr vëmendje me një pamje ultra-seksi me xhaketë lëkure blu dhe çizme në të njëjtën ngjyrë, ndërsa yje si Cara Delevingne, Teyana Taylor dhe Christina Milian zgjodhën kombinime më të thjeshta, por elegante.
Stili i Biancës duket se ka filluar të ndikojë gjithnjë e më shumë në estetikën e modës së të famshmeve – dhe Julia, mesa duket, nuk bën përjashtim.



