Liverpooli fitore mes emocioneve ndaj West Ham, tani është pesë pikë larg titullit  

by Nexhat

Liverpooli ka marr një fitore të madhe ndaj West Ham me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.   

Reds e nisën më mirë ndeshjen, duke marr epërsinë që në rastin e parë të saktë. 

banner

Mohamed Salah asistoi te Luis Diaz i cili në minutën e 18-të arriti t’i jap epërsinë Liverpoolit për 1-0

Salah and Diaz celebrate together on the advertising board.

Të dy ekipet kishin raste të mira për të shënuar në pjesën e parë, por nuk ia arritën. 

Pjesa e dytë ishte më e qetë, por deri në momentet e fundit, ku u shënuan dy gola. 

Në minutën e 87-të, Andrew Robertson shënoi në portën e tij për t’i barazuar shifrat në 1-1. 

Por Liverpooli nuk u dorëzua dhe arriti ta kthejë epërsinë, kur harkimit të Alexis Mac Allister iu përgjigj me kokë Virgil van Dij, që shënoi për 2-1. 

Liverpooli mbetet lider me 76 pikë, ndërsa West Ham ka 35 pikë në vendin e 17-të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy