Llapi fiton dramën e pesë golave ndaj Gjilanit

by Nexhat

Llapi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë ishte tejet e vakët dhe pa raste të mira shënimi për ndonjërën prej ekipeve, me lojën që zhvillohej kryesisht me duele në mesfushë

banner

Me të njëjtin ritëm u përcoll pak a shumë edhe pjesa e dytë, por Gjilani ia doli të shënojë me rastin më serioz që patën.

Po luhej minuta e 63-të e ndeshjes kur pas një kundërsulmi Ylli Ibrahimi për mrekulli asistoi tek Edi Basa që realizoi për 1-0.

Mysafirët ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 81-të përmes Ardit Tahirit i cili realizoi për 1-1 me kokë pas asistimit të Elvir Gashijanit

Rikthimi i madh i Llapit ndodhi në minutën e 87-të kur Kenan Haxhihamza bëri një pritje por topi iu kthye Arianit Hasanit i cili realizoi për 2-1.

Megjithatë, Gjilani ia doli të shënojë për të barazuar rezultatin në 2-2 në minutën e 94-të.

Kjo nuk e zmbrapsi Llapin të cilët në minutën e dhjetë shtesë arritën të shënojnë për 3-2 përmes Ardit Tahiri i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Pas kësaj humbje Gjilani mbetet në kuotën e 38 pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Llapi pozicionohet në vendin e tetë me 33 sosh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy