Maqedonci e Görgün biseduan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

by Nexhat

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Turqi, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, ka takuar presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof. dr. Haluk Görgün, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e  mbrojtjes dhe sigurisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se me Görgün ka biseduar për bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

banner

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona, si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm”, ka shkruar Maqedonci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy