Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Lazio dhe Roma ndajnë pikët

by Nexhat

Roma ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Lazios në udhëtim në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Vendasit patën një mundësi të artë shënimi në minutën e shtatë me Alessio Romagnolin, por Svilar bëri një pritje për t’ia mohuar golin.

banner

Pa gola dhe pa raste të tjera shënimi përfunduan 45 minutat e derbit italian.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit kaluan në avantazh pikërisht me golin e Romagnolit, i cili shënoi me kokë në minutën e 47-të për rezultatin 1-0.

‘Giallorossët’ reaguan duke barazuar rezultatin në minutën e 69-të përmes Matias Soules i cili realizoi një euro gol për të vendosur baraspeshën (1-1).

Lazio pati një tjetër rast ideal në minutën e 75-të përmes Pedros, por ishte Svilar ai i cili intervenoi sërish për t’ia mohuar atij golin.

Pas këtij barazimi Roma mban pozitën e shtatë në tabelë me 54 pikë të grumbulluara, teksa Lazio gjendet një pozitë më lartë me 56 sosh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy