Osmani në Antalia pati takime me kryediplomatër e disa vendeve afrikane: Diskutuam potencialin për thellim të bashkëpunimit

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se përveç takimeve me homolog, në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë është takuar me kryediplomatët e disa vendeve afrikane, në mesin e të cilëve me ministrat e Sudanit dhe Kenias, dy shtetet nga Afrikëa veri-perëndimore dhe nga Afrika lindore.

“Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, zhvillova takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

banner

Të gjitha këto takime, ajo tha se “ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë”.

“Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e alencave të reja”, shkroi ajo

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë”, shtoi Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy