Rezultatet dhe renditja pas javës së 28-të Drita gabon ndaj Malishevës, Prishtina ringjallet, Llapi merr pikët e shpresës 

by Nexhat

Janë mbyllur të pesë takimet e javës së 28-të të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet spektakolare, ku mysafirët morën katër fitore. 

Ballkani ka shkarkuar energjinë ndaj Dukagjinit, duke shënuar fitore me rezultat 5-0. 

banner

Fitore ka marr edhe Ferizaj, që ka trimfuar ndaj Feronikelit 74 me rezultat 1-0.  Prishtina është kthyer te fitoret në kampionat, ku ka mposhtur Suharekën me rezultat 4-0, duke u ngjitur në renditje. 

Malisheva ka ndal Dritën, duke e mposhtur me rezultat 1-0, ku gjilanasit humbën dy penallti.  Fitore të madhe me rikthim ka marr edhe Llapi, duke mposhtur si mysafir Gjilanin me rezultat 3-2. 

Drita edhe përkundër humbjes mbetet lider me 60 pikë, dhjetë më shumë se sa Ballkani që ka 50 pikë. 

Malisheva mbetet e treta me 47 pikë, që duket e sigurt në këtë pozitë pasi ka nëntë pikë epërsi me ndjekësit. 

Prishtina është e katërta, Gjilani i pesti dhe Ferizaj i gjashti, që të tria me 38 pikë.  Dukagjini aktualisht mban vendin e shtatë me 35 pikë, ku aktualisht është jashtë rrezikut. 

Llapi del nga zona e rënies, duke u ngjitur në pozitën e tetë, atë të barazhit, ku ka 33 pikë.  Suhareka tani është e nënta me 32 pikë, duke rrezikuar dukshëm më shumë se sa të tjera. 

Feronikeli mbetet në pozitën e fundit me 14 pikë të tubuara.  

Në xhiron e 29-të, do të takohen: Ballkani – Gjilani, Dukagjini – Suhareka, Llapi – Feronikeli 74, Ferizaj – Malisheva, Drita – Prishtina

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy