Si po armatoset Shqipëria “deri në dhëmb”? Ministri Hasani zbulon detajet

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, tha se jetojmë në kohë interesante, kur u pyet mbi “krisjen” e raporteve të Aleancës Euroatlantike, ku Shqipëria bën pjesë, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Hasani ndër të tjera vlerësoi punën e Shqipërisë për të arritur që 2% të prodhimit të brendshëm bruto ta investojë për të modernizuar Forcat e Armatosura dhe për të plotësuar kriterin e NATO-s mbi shpenzimet.

banner

“Marrëdhënia euroatlantike është shumë e fortë. Europa e sotme është produkt i kontributit amerikan pas Luftës së Dytë Botërore dhe që do të vazhdojë të jetë evident dhe po kaq i fortë, megjithëse ka kërkesa që ne në Europën e vjetër po përpiqemi ti përtypim dhe përshtatemi”.

“Një nga bisedat e rëndësishme në këtë konfigurim është pjesa e kontributit në buxhetin e mbrojtjes në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Administrata e parë Trump i detyroi vendet anëtare të NATO-s që të paktën të plotësonin 2% dhe të vazhdojë ky trend. Unë ndihem mirë kur shoh që ne kemi qenë në gjendje që 2.03% të PPB t’ia dedikojmë mbrojtjes, që të plotësojmë jo vetëm detyrimet në raport me Aleancën por edhe të modernizojmë Forcat e Armatosura”, tha Hasani në A2 CNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy