Skenat intime dhe romantike të Rovena Stefës dhe Atilla Kardesh në klipin e saj të ri, marrin vëmendjen e publikut

by Nexhat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ka publikuar së fundmi baladën e saj më të re me titullin “Për një dashuri”, një këngë e ndjerë që shoqërohet me një videoklip po aq emocional dhe tërheqës vizualisht.

Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen nuk është vetëm zëri i saj i fuqishëm, por prania e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh, si protagonist i klipit.

banner

Dyshja shfaqen në skena tejet të afërta dhe intime, ku nuk mungojnë prekjet, puthjet dhe përqafimet romantike, duke krijuar një narrativë dashurie që duket se kapërcen thjesht përmbajtjen artistike.

Foto: Rovena Stefa/YouTube

Rovena dhe Atilla janë njohur gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, ku marrëdhënia e tyre ka qenë objekt i shumë komenteve dhe spekulimeve. Prezenca e tyre në klip ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë jo vetëm mbi estetikën e klipit, por edhe mbi raportin e tyre personal jashtë kamerave të reality show-t.

Foto: Rovena Stefa/YouTube

Për më tepër, pjesëmarrja e Atillës në këtë klip vjen pas një periudhe të përfolur për të, për shkak të akuzave për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi, e cila po ashtu ishte banore në Big Brother VIP Kosova 3. Ky fakt e ka bërë paraqitjen e tij në një videoklip dashurie edhe më kontroverse për publikun.

Megjithatë, as Rovena dhe as Atilla nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për natyrën e raportit të tyre pas xhirimeve të klipit, ndërsa fansat e këngëtares kanë vlerësuar baladën si një nga këngët më të ndjera të saj në vitet e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy