23
Shefja e Politikës së Jashtme së BE-së, Kaja Kallas, ka folur për takimin që do të ketë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.
Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se BE-ja ndanë më shumë se gjeografinë me Ballkanin Perëndimor, sipas saj ndahet edhe përgjegjësia.
“Siguria dhe stabiliteti ynë na lidh pranë njëri-tjetrit”.
“Sonte do të takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të diskutuar bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen”, ka thënë Kallas.