“Të çahet sistemi politik”/ Lapaj në Korçë: Kush ka biznes me xhiro deri në 200 mln, s’ka taksa. Do japim subvencione për fermerët

by Nexhat

Kryetari i lëvizjes Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nga Korça ka shpallur një sërë propozimesh që synojnë ndryshime rrënjësore në sistemin ekonomik dhe politik të vendit. Në një takim me qytetarët, ai deklaroi se bizneset me xhiro deri në 200 milionë lekë nuk do të taksohen, ndërsa taksimi do të zhvendoset te biznesi i madh

“Ne duam të krijojmë shtresën e mesme në Shqipëri. Do të heqim taksidarët dhe do të formalizojmë sektorë si bujqësia, peshkimi dhe bletaria. Do të ketë subvencione për fermerët,” u shpreh Lapaj

banner

Ai theksoi se do të shkojnë 500 milionë euro nga oligarkët drejt fermerëve dhe se është koha për të “çarë sistemin” politik. “Është koha që të votoni ndryshimin,” përfundoi ai

Adriatik Lapaj: Kush ka një biznes dhe ka xhiro deri 200 mln, nuk ka taksim. Ne taksimin do ta marrim tek biznesi i madh. Ne duam të krijojmë shtresën e mesme në Shqipëri. Ne do heqim taksidarët. Do formalizojmë bujqësinë, peshkimin, bletët dhe do japim subvencione. Do i heqim 500 milionë euro oligarkëve dhe do ua japim fermerëve. Është shumë e rëndësishme të çahet sistemi.  Është koha që të votoni ndryshimin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy