Tifozët e Manchester United i kanë kërkuar trajnerit Ruben Amorim që mos t’i aktivizojë dy lojtarë pas humbjes së thellë me rezultat 4-1 ndaj Neëcastle United.
Kjo paraqitje dhe rezultat i tmerrshëm ka bërë që United të bjerë në vendin e 14-të në Ligën Premier, që do të thotë se ata janë në rrugë për përfundimin më të dobët të sezonit në histori të klubit në elitën e futbollit anglez.
Nuk ka shumë lojtarë të cilët mund të veçohen për paraqitjen e tyre në fushë, pasi shumica prej tyre dukeshin të humbur në fushë.
Por janë dy lojtarë të cilët i kanë frustruar tej mase tifozët e United, me këta të fundit që po kërkojnë që ata të mos luajnë më këtë sezon
Christian Eriksen dhe Victor Lindelof, të cilët do të mbesin pa kontratë në verë, që të dy luajtën nga minuta e parë ndaj Newcastle, por tifozët mendojnë se kjo duhet të jetë hera e fundit që ata u paraqitën në fushë.
Një tifoz komentoi në X: “A mund të ndalojmë së aktivizuari Lindelof dhe Eriksen, ata po largohen falas. Luani me të rinjtë më mirë”.

Një i dytë shtoi: “Ju nuk mund të befasoheni apo jo? Ju nuk mund të prisni të dominoni fizikisht me Christian Eriksen dhe Lindelof që startojnë. Që të dy janë pa kontrata në verë”.
Një i tretë tha: “Nuk mund të prisni të fitoni një ndeshje në Ligën Premier me Eriksen dhe Lindelof në skuadër”.
‘Djajtë e Kuq’ do të synojnë të rikthehen tek fitoret të enjten, ku do të jenë nikoqir të Lyonit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës