Treni godet veturën, një i vdekur e dy të lënduar në Jagodë të Klinës

by Nexhat

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës.

Një person ka vdekur derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni.

banner

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, deklaroi ai

Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.

(Fotografia ilustrim)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy