Arrestohen dy persona për trafikim të marihuanës në Prishtinë

by engel

Dy persona kanë përfunduar në pranga në Prishtinës, pasi që të njëjtëve policia iu ka gjetur 428,5 gramë marihuanë mbrëmjen e së dielës.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për të hënën, të njëjtëve iu janë kapur edhe peshore për matjen e substancave narkotike dhe qese të zbrazëta për paketimin e tyre.

banner

Njoftimi i Policisë
“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- Rr. Ismajl Dumoshi, Prishtinë / 13.04.2025 – 20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 428.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e substancave narkotike dhe disa qese të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy