Avokati Taulant Hodaj mirëpritet dhe vlerësohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut në SHBA

by engel

Përderisa institucionet qeveritare po kanë vështërsi të theksuara për të gjetur hapësiren dhe mundësitë e bashkëpunimit me institucionet shtetërore të SHBAve, kjo punë po kryhet mirë nga njerëz me profesione të ndryshme jashtë ekzekutivit shtetëror. Së fundmi një gjë e till është arritur nga avokati kosovar z.Taulant Hodaj i cili është vlerësuar dhe mirëpritur nga Asambleja Shtetërore e Nju Jorkut.

Këtë arritje e ka bërë të ditur vetë avokati z.Hodaj (linku: https://www.facebook.com/share/v/1JeUDJ633A/) i cili ka treguar i lumtur se sa i nderuar dhe i gëzuar ndjehet me pritjen solemne që i është bërë atij në një seancë të Asamblesë Shtetërore, që është institucioni më i lartë ligjëbërës në Nju Jork.

banner

Ai është vlerësuar si një avokat i veçant nga Kosova, për kontributin e dhënë në avancimin e sistemit ligjor, për rolin e tij si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Norvegjisë, si dhe për angazhimin e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork.

Më poshtë është fjalimi i plotë që i është dedikuar avokatit Taulant Hodaj të cilin e ka prezantuar Asambleisti Sam Pirozzolo nën pëkujdesin e Kryesuesës së Asamblesë Shtetërore.

Postimi i plotë
Është nder i veçantë të prezantoj një mysafir të shquar, z. Taulant Hodaj – një profesionist ligjor i dalluar dhe lider i ri dinamik nga Republika e Kosovës.

Z. Hodaj është Partner Menaxhues i Hodaj & Partners, një prej kompanive të avokatëve më të njohura në kryerjen e shërbimeve ligjore në Kosovë, e njohur vazhdimisht ndër më të mirat në vend. Është i famshëm për zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme ligjore, ai ka fituar një reputacion si një nga avokatët kryesorë të rajonit, me ekspertizë të thellë në një gamë të gjerë disiplinash juridike.

Përveç punës së tij të suksesshme si avokat, z. Hodaj ka luajtur një rol kyç në avancimin e sistemit të drejtësisë të Kosovës. Ai ka ofruar këshilla si ekspert për reformat kryesore legjislative dhe ka punuar në partneritet të ngushtë me institucionet vendore dhe akterë ndërkombëtarë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të promovuar qasjen në drejtësi.

Z. Hodaj shërben edhe si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës, rol që thekson përkushtimin e tij për bashkëpunim dhe diplomaci ndërkombëtare. Ai është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s në Nyon dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, duke reflektuar lidershipin e tij jo vetëm në çështjet juridike por edhe në qeverisjen e sportit ndërkombëtar.

Sot, z. Hodaj është thellësisht i angazhuar me organizatat e komunitetit shqiptaro-amerikan në të gjithë shtetin e Nju Jorkut, duke ofruar ekspertizë juridike dhe të çështjeve publike për të forcuar lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe për të mbështetur bashkëpunimin e vazhdueshëm në nivel institucional dhe komunitar.

Ju lutem, bashkërisht të mirëpresim ngrohtësisht z. Taulant Hodaj në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.

Në emër të z. Sam Pirozzola, kryesuesi dhe të gjithë antarët e Asamblesë e mirëpresim mikun e shquar nga Kosova z. Hodaj. Ju mirëpresim në Asamblese dhe shtojm privilegjet për ju, shpresojmë do kaloni mirë në sesionin e Asmablesë sot. Ju falemnderit shumë për pjesëmarrjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy