Berisha: Integrimi në BE është ylli polar i programit tonë, vetëm PD ka ADN-në e integrimit

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet prioritet absolut dhe çështje e interesit kombëtar. Duke komentuar zhvillimet nga Konferenca e IV Ndërqeveritare që po mbahet në Luksemburg, Berisha theksoi se data e mbajtjes së këtij takimi ishte përcaktuar që katër muaj më parë dhe nuk përbën ndonjë surprizë të momentit.

“Integrimin në BE e shpallim çështje numër 1 të interesit kombëtar, yllin polar të programit tonë,” u shpreh ai.

banner

Berisha rikujtoi disa prej arritjeve kryesore gjatë qeverisjes së PD-së, si liberalizimi i vizave për shqiptarët, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, anëtarësimi në NATO dhe marrja e statusit të kandidatit për BE.

Nga ana tjetër, Berisha kritikoi ashpër qeverinë aktuale, duke e cilësuar “antidemokratike” dhe duke akuzuar Kryeministrin Rama për bllokim të procesit të integrimit.

“Qeveria e re gjermane, në sintoni me atë franceze, ka shpallur qartë se zgjerimi i BE-së mbetet në ‘stand by’ derisa të reformohet vetë Unioni. Dhe përballë një muri të tillë, Shqipëria mund të ecë vetëm duke përmbushur çdo kriter, çdo standard europian, jo me Taulant Ballën ministër, i cili i ka kthyer deputetët në ‘ushtarë të votave’,” tha ai.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Berisha bëri thirrje që nëse duan vërtet integrimin, të mbështesin PD-në, të vetmen forcë që sipas tij ka provuar me fakte aftësinë për ta çuar vendin në BE.

“Shqiptarët të mos mashtrohen me pasaportën false të Edi Ramës. E vetmja pasaportë e vërtetë europiane është ajo e vlerave, e meritës dhe e standardeve që ka ndërtuar PD,” përfundoi Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy