Deputetët e Listës Serbe kanë rdhur sot në Kuvendin e Kosovës për të kryer procedurat e nevojshme të regjistrimit si deputetë.
Ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë deputetët e Listës Serbe në seancën e nesërme konstituive të Kuvenditm nëse do të votojnë ose jo për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Kuvendit, që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.
Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tre nga Nisma Socialdemokrate.
Regjistrimi pritet të kryhet deri në orën 16:00.
Javën e kaluar këtë proces e kanë përfunduar Vetëvendosje, PDK-ja e LDK-ja, ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.