Edi Rama: Jemi të përkushtuar maksimalisht për të mbyllur negociatat me BE brenda vitit 2027

by engel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet këtë të hënë në Bruksel, ndërsa pasdite do të shkojë në Luksemburg për të marrë pjesë në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Gjatë një daljeje para mediave me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, Rama theksoi angazhimin e tij të plotë për realizimin e detyrave të Shqipërisë dhe mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027.

banner

Në fjalën e tij, Rama theksoi se një nga temat kryesore të bisedimeve me Kostën ishin dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit, ku presidenti i Këshillit Evropian i shprehu një përkushtim të madh për stabilitetin dhe progresin e rajonit.

“Jam i kënaqur që gjendem sot me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Sigurisht, është një ditë shumë e mirë për ne, sepse hapim kapituj të tjerë në negociatat me BE-në. Jam mirënjohës për kohën që ai më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë të hapur për përparimin që po bëjmë në këtë proces. Gjatë bisedës, diskutuam edhe për Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian, një aktivitet i rëndësishëm për rajonin. Presidenti Kosta është shumë i përkushtuar për zhvillimet në Ballkan dhe ka shumë për të diskutuar, por në përgjithësi jam i inkurajuar nga këto zhvillime. Jemi të përkushtuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit të ambicioz dhe për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027,” tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy