Fajon: Është gjeostrategjikisht e nevojshme të ndihmohen kandidatët nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejt BE-së

by Nexhat

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, ka thënë se sot në takim jozyrtar me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor është arritur një marrëveshje se është gjeostrategjikisht e nevojshme të ndihmohen kandidatët nga rajoni në rrugën e tyre drejt BE-së deri në vitin 2030.

“Të gjithë ramë dakord rreth tryezës se është një domosdoshmëri gjeostrategjike për të ndihmuar vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian deri në vitin 2030”, tha Fajon rreth darkës më kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor që u mbajt të dielën në Luksemburg, e organizuar nga shefja e diplomacisë  evropiane, Kaja Kalas.

banner

Fajon sot pas mbërritjes në takimin e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme në Luksemburg deklaroi se gjatë kësaj darke është edhe folur për situatën politike në Serbi me krerët e diplomacisë nga rajoni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy