Formimi i qeverisë së re, deklarohet Veton Berisha

by Nexhat

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar sot se ende nuk është marrë ndonjë vendim për votimin në seancën e nesërme të Kuvendit, pasi nuk ka asnjë propozim zyrtar për kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Ndërsa ka thënë se janë në diskutime me Lëvizjen Vetëvendosje.

banner

“Nesër është caktuar seanca plenare. Për momentin nuk e di a kam me votua ose jo, sepse nuk kemi ndonjë propozim i cili e dimë që do të vjen. Sigurisht që bazojmë edhe në personin dhe në marrëveshjen të cilën jemi. Për momentin jemi ashtu siç kemi qenë…Po e diskutojmë dhe po shohim mundësitë e një bashkëpunimi të mundshëm mes nesh (me LVV-në), nëse janë numrat kryhet, sepse është në mandatin e tij…Jo, s’kemi një marrëveshje ( me VV-në)”, tha ai,

Sa i përket raportit me subjektet e tjera politike, Berisha u shpreh se partia që ai udhëheq është e hapur për bashkëpunim me të gjithë, për aq kohë sa respektohet reciprociteti në qëndrime.

“Ne kemi kolegë secilin, për dallim prej krejt tjerëve nuk kemi problem me askënd. Problemi i vetëm është që kushdo që nuk na respekton, nuk do të respektohet, derisa ata që na respektojnë do t’i respektojnë. Asnjë pengesë, as një vijë të kuqe me askënd nuk e kemi”, ka shtuar ai.

Ndërsa, edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar sot gjatë ditës se partia që ai drejton nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë subjekt tjetër politik në lidhje me formimin e institucioneve të reja, raporton KosovaPress.

Limaj theksoi se Nisma është e gatshme të kontribuojë në funksion të stabilitetit institucional.

Nesër pritet të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy