Këshillit për Raportet Shqiptaro-Amerikane, ka nisur një peticion online për heqjen e taksës së Kosovës ndaj SHBA-së

by engel

Martin Vulaj, Drejtuesi i Këshillit për Raportet Shqiptaro-Amerikane, ka nisur një peticion online ku u bën thirrje qytetarëve ta nënshkruajnë për heqjen e taksës së Kosovës ndaj SHBA-së.

Në shpjegimin për këtë çështje, thuhet se duke hequr tarifat për mallrat amerikane, Kosova do të rikonfirmonte përkushtimin e saj ndaj kësaj aleance dhe do të ndërmerrte një hap proaktiv drejt integrimit dhe besimit më të thellë ekonomik.

banner

Gjithashtu do të dërgonte një mesazh të qartë dhe pozitiv për komunitetin global: se Kosova nderon miqtë e saj dhe njeh vlerën e madhe të partneritetit të saj me Shtetet e Bashkuara.

“Në mënyrë të pabesueshme, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë – një vend që shpall haptazi ambiciet e saj territoriale dhe vazhdon të destabilizojë Kosovën dhe rajonin – ndërsa vazhdon të mbajë një tarifë prej 10% për mallrat amerikane”.

Peticionin e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

“Një thirrje për Kosovën që të heqë tarifat ndaj Shteteve të Bashkuara. Ju lutem firmosni dhe shpërndajeni”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
Thirrje që Kosova të ulë tarifat ndaj Shteteve të Bashkuara. Ju lutemi nënshkruani dhe shpërndani!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy