Limaj i përgjigjet kritikave të Haradinajt: Nuk ka marrëveshje që na ndalon të takohemi

by Nexhat

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka mohuar zërat që mund të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se deri më tani nuk kanë marrëveshje me askënd.

Ai u është përgjigjur edhe kritikave nga partneri i tij i koalicionit parazgjedhor, Ramush Haradinaj nga AAK.

banner

Limaj tha se nuk ka ndonjë dakordim që dikush mos me u taku.

“Unë nuk kam asnjë shkresë nga askush dhe nuk kam parë ndonjë takim, ndonjë dakordim që dikush mos me u taku. Nëse ju keni parë ndonjë takim apo marrëveshje dhe unë kam munguar, atëherë keni të drejtë të thoni. Kushdo që ofrohet ne jemi të gatshëm e u ul me bisedu”, tha Limaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot e quajti të turpshme sjelljen politike të Limajt, për të cilin tha se nuk ka pasur komunikim që nga “intervista e fundit e famshme”.

“S’kam komunikim që nga intervista e fundit e famshme e z.Limaj. Ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita. Pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë. Nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ndahen nga ne, por është një ndarje mjaft e turpshme sepse ne kemi kërkuar votën për ndryshim dhe sjellja e tyre dhe veprimi i tyre është mjaft i turpshëm. Me u sill në një mënyrë të tillë nuk është në rregull”, tha Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy