“Mbështesim sundimin e ligjit”, Ambasada Britanike zbulon bashkëpunimin me SPAK: Suport në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit

by Nexhat

Ambasada Britanike në Shqipëri ka njoftuar sot mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për sundimin e ligjit në Shqipëri, përmes një partneriteti me Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK)

Në një postim zyrtar, ambasada bëri të ditur se përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë Britanike (GCSI), ka ndihmuar SPAK-un në hartimin dhe zbatimin e një Strategjie të Komunikimit, që synon forcimin e transparencës dhe komunikimit të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

banner

“Kjo Strategji Komunikimi është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e tij për tre vitet e ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara,” – thuhet në deklaratën e ambasadës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy