PDK-ja s’e voton, AAK-ja po, LDK-ja thotë se dikush që s’i ka 61 vota s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit – LVV-ja s’e ka emrin

by Nexhat

LVV-ja ende nuk e ka një emër për kryetar të Kuvendit. Kjo parti nesër do të duhej ta propozonte një kandidat për kryeparlamentar, po për këtë pozitë kjo parti ka thënë e ka lënë të hapur diskutimin me partnerët e mundshëm qeveritar.

Për koalicion qeverisës, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk duan bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit.

banner

PDK-ja nuk do të marrë pjesë në votim pa “një zgjidhje të qëndrueshme”, tha deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Mërgun Lushtaku sot para gazetarëve, pasi u regjistrua në Kuvend.

Sipas tij, “zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i Republikës së Kosovës”. Me të, ai tha se “do të krijohet stabiliteti edhe qëndrueshmëria në vend”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha të premtën se “një kryetar i Kuvendit që s’i ka 61 vota për vete, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare”.

“Pra, minimalisht duhet t’i ketë 61 vota, pastaj shihemi për gjëra tjera”, tha ai, pasi u pyet në lidhje me qëndrimin e kësaj partie për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se e votojnë kandidatin e partisë së parë për kryetar të Kuvendit.

“Kuptohet, do të bëjmë konsulta të ndërsjella edhe me partitë e tjera opozitare, me PDK-në dhe LDK-në. Por, besoj që konstituimi i Kuvendit është interes i të gjithëve”, tha ai.

Qëndrimi i Nismës për këtë çështje, nuk dihet ende.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy