Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miratoi tri vendime

by Nexhat

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar tri vendime.

Siç thuhet në njoftim sipas këtij plotësim-ndryshimi pika 2 e Vendimit Nr. 06/143 të datës 28.04.2017, zëvendësohet si në vijim: “Mandati i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës është deri më 15 maj 2028”.

banner

“Pas pikës 2. të Vendimit të cekur më lartë shtohet pika 2.a. me tekst si në vijim: ‘Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjatet deri me 15 maj 2027’.

Pika 1.6 e Vendimit të Qeverisë Nr. 16/48 të datës 7.12.2020 zëvendësohet me këtë tekst: ‘znj. Kimete Haxholli, Udhëheqëse e Divizionit për Përpunim dhe Arkivim në IKKL’ “, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy