Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

by engel

Me datën 13.04.2025, rreth orës 16:00 një qytetar nga Shtimja, H. Bungu, 40 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qendre tregtare në fshatin Koshare dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.

Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i M.B nga Shtimja. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 233 euro dhe 1 dollar iu kthyen asaj me procesverbal.

banner

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy