Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Jemi gati të sulmojmë Iranin

by Nexhat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha sot se ata janë të përgatitur të sulmojnë Iranin nëse bisedimet bërthamore dështojnë, një ditë pas bisedimeve të para indirekte midis Uashingtonit dhe Teheranit që u përshkruan nga të dyja palët si “konstruktive”.

“Nëse nuk mund ta zgjidhim këtë në tryezën e bisedimeve, ka mundësi të tjera për të siguruar që Irani të mos marrë kurrë një bombë bërthamore”, tha Pete Hegseth për Fox News.

banner

“Me atë që po bëjmë kundër Houthis dhe në rajon, ne kemi demonstruar aftësinë për të shkuar larg, thellë dhe shumë të fortë (…). Ne nuk duam të arrijmë në atë pikë, por nëse është e nevojshme, ne do ta bëjmë këtë për të parandaluar Iranin të zhvillojë një bombë bërthamore”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Të dy vendet, të cilat nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980, zhvilluan bisedime të shtunën me ndërmjetësimin e Omanit.

Hegseth e përshkroi diskutimin si “shumë konstruktiv”, që ishte edhe qëndrimi i Teheranit. Negociatat vazhdojnë më 19 prill

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy