Shakira u rikthye në skenë në vendlindjen e saj, Kolumbi, duke elektrizuar publikun me një performancë plot energji dhe një pamje magjepsëse.
Këngëtarja 48-vjeçare u shfaq me një fustan të gjatë prej dantelle me prerje që theksonin belin dhe kthesat e saj, duke rikujtuar stilin e saj ikonik nga fillimet e karrierës.
Në koncertin e mbajtur në Medellin, Shakira këndoi dhe kërceu zbathur si në ditët e saj të para, ndërsa momenti i afërt në skenë me muzikantin kolumbian Carlos Vives ngjalli emocione të veçanta. Gjesti i tyre miqësor u përshëndet me duartrokitje nga fansat.

Turneu i saj “Las Mujeres Ya No Lloran”, që po thyen rekorde shitjesh, ka marrë vlerësime të larta për performancën dhe prodhimin skenik.
Në Meksikë, ajo theu rekordin e Taylor Swift me pesë net të shitura në stadiumin Estadio GNP Seguros.

Turneu përmbledh karrierën mbi 30-vjeçare të Shakirës, duke përfshirë hite si “Hips Don’t Lie, Suerte” dhe “Waka Waka”.
Performanca e saj në Kolumbi ishte e fundit përpara nisjes së pjesës amerikane të turneut, që fillon më 13 maj në Charlotte, SHBA.

Ndërkohë, ka spekulime se turneu do të vijë edhe në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2026, për herë të parë që nga viti 2018.
Një burim ka thënë për The Sun se Shakira është në formën e saj më të mirë ndonjëherë, e gatshme të kapë të gjithë botën me koncertet e saj madhështore.

