Zyrtare: Modric bëhet bashkëpronar tek Swansea City, kroati zbulon arsyen pse mori këtë vendim

by Nexhat

Gjatë ditës qarkulluan lajme se Luka Modric do të bëhet njëri ndër pronarët e klubit të njohur anglez Swansea City. 

Kjo tashmë është konfirmuar së fundmi edhe nga vet klubi përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale. 

banner

“Swansea City ka kënaqësinë të njoftojë se fituesi i Topit të Artë, Luka Modric, i është bashkuar klubit si investitor dhe bashkëpronar”. 

“Luka është lojtari më i dekoruar në histori të Real Madridit, duke fituar gjashtë Liga të Kampionëve, gjashtë Kupa të Botës për Klube, pesë Superkupa të Evropës, katër tituj të La Ligas, dy Kupa të Spanjës dhe pesë Superkupa të Spanjës”. 

“Ai gjithashtu e ka fituar çmimin ‘The Best’ nga FIFA, Topin e Artë dhe ka luajtur në finalen e Botërorit të vitit 2018”

“Investimi i Lukas në klub është një miratim i ambicieve të klubit dhe vizionit. Ai do të luajë një rol kyç për të ndihmuar klubin të tërheqë vëmendje globale dhe të avancojë brenda dhe jashtë fushës”, thuhej në njoftimin e Swanseat. 

Në ndërkohë Modric tha se arsyen pse e mori këtë vendim është që ta mbështesë rritjen e Swanseat në një mënyrë pozitive. 

“Kjo është një mundësi emocionuese. Swansea ka një identitet të fortë dhe një tifozeri të jashtëzakonshme dhe ambicien për të konkurruar në nivelin më të lartë”. 

“Të luash në nivelin më të lartë, unë besoj se mund të dhurojë përvojën time tek klubi. Qëllimi im është ta mbështes rritjen e klubit në një mënyrë pozitive për të ndihmuar të ndërtojmë një të ardhme emocionuese”, ka thënë Modric

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy