Albulena Haxhiu e nxjerrë një video ku Hashim Thaçi voton si kryeministër në detyrë, e harron ligjin për Qeverinë që e kanë shkruar vetë

by Nexhat

Deputetja e zgjedhur e VV’së, Albulena Haxhiu, ka publikuar një video nga viti 2014 kur Hashim Thaçi shihet duke votuar si deputet derisa ishte kryeministër në detyrë.

“Për opozitarët dhe hipokrizinë me veprimin e sotëm e deklarimet e tyre. Ja një shembull tipik për të kuptuar ata që situata e sotme nuk përbën asgjë ndryshe nga praktikat e mëhershme”, ka shkruar ajo.

banner

Kjo është si përgjigje ndaj mosvotimit të raportit të komisionit për verifikimin e mandateve nga PDK, LDK e AAK. Të tri partitë opozitare kërkuan fillimisht dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë për të vazhduar me votimin e raportit.

Mirëpo ministrja e “dorëhequr” e Drejtësisë nuk e ka përmendur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë që është miratuar në vitin 2022, pra nën udhëheqjen e VV’së, paragrafi i parë i të cilit thotë: “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy