Aston Villa ia ‘dridh’ PSG-së – po fitorja nuk iu mjafton anglezëve

by Nexhat

Aston Villa ka bërë një ndeshje spekakolare ndaj PSG duke fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen kthyese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku francezët kalua tutje fal fitores 3-1 në ndeshjen e parë. 

Ndeshja nisi më mirë për francezët që kishin raste shumë të mira, duke gjetur pastaj edhe golin. 

banner

Ishte Achraf Hakimi ai që realizoi në minutën e 11-të për 1-0. 

Aston Villa iu kthye ndeshjes duke krijuar raste me Pau Tores dhe Morgan Rogers, por fati nuk ishte me anglezët. 

PSG në rastin tjetër të mirë gjetën golin e dytë, me Nuno Mendes që përfitoi nga një pasim i Ousmane Dembeles për të shënuar për 2-0. 

Image

Anglezët arritën ta hapnin ndeshjen në minutën e 34-të, Youri Tielemans që arriti ta mposht Gianluigi Donnarumman edhe me ndihmën e një devijimi. 

Deri në fund edhe pse të dy skuadra tentuan, rezultati nuk ndryshoi më në pjesën e parë.  

Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë për francezët, kur në minutën e 55-të, John McGinn shënoi gol të bukur për 2-2. 

Image

Pas vetëm dy minutash, Aston Villa mori epërsinë, me Marcus Rashford që depërton bukur në zonë dhe asiston te Enzi Konsa që shënoi për 3-2. 

Image

Anglezët morën zemër dhe ishte një pritje e jashtëzakonshme e Gianluigi Donnarummas, që nuk la të ndryshohet rezultati. 

PSG kaloi tutje në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-4

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy