Azemi i LDK-së: Seanca solemne u kthye në teatër të turpi – Kuvendi u shndërrua në pazar të ulët politik

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , Visar Azemi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar seancën e sotme si një “pazar të ulët politik” dhe një dëshmi të kapjes së shtetit.

“Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit,” deklaroi Azemi.

banner

Postimi i plotë:

Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit.

Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik. Madje u dëshmua që presin edhe votat e Listës Serbe.

Kuvendi nuk është pronë private e një partie politike, e as një arenë për pazar me mandate.

Partia që për 4 vjet nuk bëri asgjë, tentoi të bënte numrat me biseda telefonike.

U pa hapur si deputetë e ministra në detyrë, pa integritet fare, tentuan të blejnë vota në fillim të seancës.

Populli e ka kuptuar lojën tuaj dhe nuk do t’jua falë kurrë këtë tradhti ndaj demokracisë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy